Zgjedhjet lokale për këshillin në Komunën e Tetovës, tashmë kanë kaluar të gjitha pritshmërinë të paktën në fushatë. Fillimisht u mendua se këto zgjedhje që mbahen vetëm 8 muaj pas atyre të rregullta janë pak të rëndësishme për partitë politike, por në fakt situata në terren flet ndryshe. Në këto zgjedhje po ballafaqohen dy koncepte politike që parë në një dimension tjetër ndryshojnë shumë nga njëra tjetra. Koncepti apo strategjia politike e ndërtuar nga Lëvizja BESA, respektivisht nga kryetari Bilall Kasami që është edhe kryetar komune, koncept ky progresiv dhe me ide dhe vizion të qartë për një Tetovë europiane dhe koncepti i dytë, ai i partisë në pushtet BDI-së, koncept i cili shihet më tepër si destruktiv dhe bllokues, koncept i cili dështoi vetëm 8 muaj më parë. Nuk kanë ngelur anash edhe partitë tjera politike që janë në garë për Këshillin komunal të cilët vazhdimisht po e sulmojnë Lëvizjen BESA dhe kryetarin Kasami i cili për 8 muaj në komunën e Tetovës instaloi një sistem krejtësisht të ri atë të punës, transparencës, llogaridhënies, të afatizimeve, të prioriteteve, të programeve dhe sistemin qytetar pra një qytet për të gjithë qytetarët me të gjitha kushtet e nevojshme. Ky koncept, kjo strategji që në ditët e para të fushatës po merr një mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Tetovës sepse ata shohin punën, projektet konkrete, efikasitetin dhe efektivitetin e udhëheqësisë aktuale në Komunën e Tetovës. Shohin një administratë shumë efikase dhe përfundimisht shohin se korrupsioni i instaluar më herët nga Teuta Arifi është ç’rrënjosur.

Në anën tjetër BESA, përballë ka një makineri të tërë të shtetit duke nisur nga zëvendëskryeministri Grubi i cili me çdo kusht po tenton të përbalt Tetovën dhe tetovarët madje edhe me ndihmën e ish kryetares Arifi e cila futi komunën në borxh në vlerë prej 24 milion euro, uli rrogat e punëtorëve që në 2013, mjetet e lëshuara nga qeveria përfunduan në xhepat e të korruptuarve dhe shumë afera tjera. Të bësh fushatë me figura të cilët kanë zhytur komunën në humnerë është një tallje me qytetarët e Tetovës duke i konsideruar ata si të paaftë dhe të padijshëm, thjesht duke e nënçmuar inteligjencën atyre. Dështimi i Grubit në Tetovë më 20 gusht përfundimisht do të jap mesazhin e duhur qytetar drejtuar BDI-së, parti që thirret në vlera evropiane, kurse në fakt Tetovën tenton ta shëndroj në një katastrofë infrastrukturore dhe arsimore. Kjo e dyta tashmë vetëm sa ka filluar të jep shenjë me Gjimnazin e Tetovës, ku ministri kthen në postin e drejtorit një figurë që ka padi penale për keqpërdorime dhe shkatërrim të arsimit.

Pavarësisht fushatës së egër dhe të fuqishme që bën BDI-ja, më 20 gusht tetovarët do të përkrahin dhe do të mbështesin fuqishëm opsionin e punës, të realizimit të projekteve, opsionin e transparencës dhe llogaridhënies, opsionin e përgjegjësisë, opsionin e modestitë dhe të komunikimit me qytetarët, vlera këto të instaluara nga Kasami dhe këshilltarët e Lëvizjes BESA. Për 8 muaj Kasami arriti të ndërtojë shumë rrugë dhe shumë projekte tjera edhe përkundër obstruksioneve që i bënte BDI-ja. Rruga Strasho Pinxhur tashmë e shndërruar në një atraksion për qytetarët, për BDI-në duket si një rrugë që fundos këtë parti në Tetovë. Shumica për partinë BESA do të fuqizojë akoma më tepër punën dhe përgjegjësinë e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami.