REAGIM NGA QYTETARËT E TETOVËS

Drejtuar klubit të futbollit Shkëndija
Komunës së Tetovës
Qeverisë së Republikes se Maqedonisë
Partive Shqiptare në kuvendin e Maqedonisë

Dje në ndeshjen mes Shkëndijes se Tetovës dhe AIK nga Suedia në prani te mbi 7000 te pranishmëve nga te gjitha trojet shqiptare, Shkëndija nuk pati fat ne gjuajtjet e penaltive dhe u eliminua ne xhiron e tretë te Conference League.

Diçka e pazakontë ka ndodhur ne parkingun që gjendet pas ambasadës së Shteteve te bashkuara te Amerikës, ku mbi 30 veturave u janë shpuar gomat e veturave dhe disave gjithashtu u janë thyer edhe xhamat. Është per te ardhur keq pasi e njejta ka ndodhur edhe më herët ne vitet 2015-2018 në ndeshjet e Shkëndijës ne Evropë, ku veturat që parkoheshin „andej ures“ diku afër kopshtit zoologjik kishin problemet e njejta, e dje kjo ka ndodhur edhe në parkingun ku deri sot nuk ka pasur probleme te tilla.

Ngjarje të tilla janë të turpshme për këdo që e realizon, qoftë ai i pales shqiptare apo maqedone pasi kjo shkakton revoltë tek Tetovarët sepse nesër mund te pësojnë edhe bizneset e ndryshme që punojnë dhe veprojnë në Tetovë.
Tetova është qyteti ku ka lindur universiteti, qyteti i luftës dhe qyteti ku janë themeluar të gjitha partitë politike!
Mjaftë duruam…
DUAM STADIUM !!