Aktori Hashim Memishi-Sopi, në “Rruga Drejt”, ka thënë se shoqëria jonë nuk njihet si shoqëri që ka protestuar ndonjëherë, shkruan Alsat.

Ai ka theksuar se ka pas disa tentime për organizim protestash, por rezultati në fund ka qenë zero.

“Rrjetet sociale janë një mjet për të mbledh më shumë njerëz për një problem të caktuar. Kohën e fundit kam filluar të bindem se ata ngelin vetëm në rrjete sociale dhe nuk vazhdojnë më tej. Kemi tentu disa herë të organizojmë protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, kundër shumë dukurive të tjera por në fund e shohim se rezultati është zero. Mblidhet një grup qytetarësh një herë, dy herë, e shohin se nuk ka ndryshime dhe protesta heshtë. Shoqëria jonë nuk njihet si shoqëri që ka protestuar ndonjëherë”, u shpreh Memishi-Sopi.