Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës mes RFS dhe Hibernians.

Nuza dhe ekipi i tij do të ndajnë drejtësinë në këtë takim, duke konfirmuar kështu mbështetjen dhe besimin e UEFA-s në gjyqtarët kosovarë.

Më poshtë keni njoftimin nga FFK (pa ndërhyrje):

Ndeshja e rrethit të tretë në Ligën e Konferencës, RFS – Hibernians, do të drejtohet nga gjyqtarët kosovarë. Është Genc Nuza, ai, i cili do ta ndajë drejtësinë në këtë duel, e të cilit do t’i asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu. Ky takim zhvillohet të enjten në orën 18:00, në Letoni. Delegimi nga UEFA ë në këtë fazë të garave është një vlerësim i madh që i bëhet gjyqtarëve tanë, të cilët dita-ditës po dëshmojnë gjithnjë e më shumë kualitetin e tyre në ndarjen e drejtësisë.