Yll Limani është pa dyshim një prej këngëtarëve më të angazhuar me koncerte këtë verë.

Kjo vjen falë suksesit që kanë shënuar shumë prej hiteve të tij të fundit, të cilat kanë qenë kryesisht bashkëpunime me emra të njohur.

Duke performuar në vende të ndryshme, atij pa dyshim se i bie të ndeshet me ndodhi të shumta, nga ato interesantet e deri te më qesharaket.

Diçka e tillë duket se ndodhi në një prej koncerteve të tij të fundit, ky këngëtari Limani u shpëtua nga një rrëzim i mundshëm në skenë, falë një prej fanseve të tij.

Kjo pasi në një video e cila është shpërndarë me të madhe në rrjetin social TikTok, një fanse e tij mund të shihet duke ia lidhur këpucët këngëtarit nga Prishtina.

Si shenjë falënderimi, Ylli në fund i dhuron një përqafim prej së largu fanses, e cila u kujdes për sigurinë e tij në skenë.

Ylli përndryshe aktualisht është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij më të fundit me Ledrin, të titulluar “Tonat”.