Ka tash e sa kohë që në media dhe rrjetet sociale diskutohet për shifrat e mëdha të klikimeve nga artistët e estradës.

Këto dyshime vijnë nga fakti se këngëtarët shqiptarë brenda ditëve arrijnë të shënojnë shifra rekorde klikimesh në YouTube – të atilla që as yjet ndërkombëtarë nuk i arrijnë.

Kjo ka qenë edhe tema e debatit së fundmi mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe një fansi të saj.

Zeqiri ka publikuar në Twitter, një koment që kishte marrë nga një ndjekës ku shkruante: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”.

E mbi këtë koment, interpretuesja e hitit “Dashni” kishte replikuar duke shkruar: “Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqakaman që s’beljmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”.

Këtë debat me fansin, teksa e ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter, Dafina ka shkruar: “Artistët që mendja s’jua merr t’i blejnë gjatë natës 100 mijë klikime/për një orë deri në një milion klikime/për një orë, sa jeni duke parë ëndrra të mira. Ne i kemi organike këtu, e thash këtë”.

Dafina përndryshe edhe këtë verë vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret shqiptare më të angazhuara me koncerte të shumta, duke mos ndaluar së publikuari edhe projekte muzikore të njëpasnjëshme.